Dëmshpërblim milionësh për familjen e Armstrongut për shkak të shërimit të gabuar

Spitali “Mercy Heath” Fairfield, në të cilin ka vdekur Neil Armstrong, njeriu i parë i cili ka shëtitur nëpër Hënë, ka paguar dëmshpërblim për shkak të gabimit të pretenduar në shërim.

Dëmshpërblim milionësh për familjen e Armstrongut për shkak të shërimit të gabuar

Edhe pse spitali është mbrojtur nga akuzat, në fund i kanë paguar familjes së astronautit të famshëm dëmshpërblimin prej 6 milionë dollarëve, dhe kanë bërë ujdi gjyqësore se familja për këtë do të heshtë.

Sipas gazetës The New York Times, në mes drejtorisë së spitalit dhe familjes është nënshkruar një marrëveshje e fshehtë dhe se në vitin 2014 familja ka marrë 6 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Gazeta pretendon se i biri i Armstrongut e ka fajësuar spitalin për vdekje të babait të tij.

Në spitalin Mercy Heath është kryer një operacion rutinë në zemrën e Armstrongut, ndërsa atëbotë familja ka kumtuar se ka ardhur deri te komplikimet kardiovaskulare.

Më 19 korrik 1969, misioni Apollo 11 me ekuipazh njerëzor është lëshuar në Hënë, me ç’rast për herë të parë në histori këmba e njeriut e ka shkelur Hënën.

 

Lëshimi është bërë më 16 korrik 1969, me liderin Neil Armstrong, pilotin e modulit komandues Michael Collins dhe pilotin e modulit lunar Edwin “Buzz” Aldrin. Më 20 korrik Armstrong dhe Aldrin ishin njerëz të parë të cilët kanë shkelur në Hënë, derisa Collins qëndroi në orbitë.

Neil Armstrong është njeriu i parë i cili shkeli në Hënë, dhe mbeti në kujtesë sipas fjalëve të cilat i ka thënë atyre të cilët e dëgjonin nëpërmes të telekomunikimeve në Tokë: “Ky është hap i vogël për mua, por i madh për njerëzimin”. Pas kësaj, me kolegun Edwin Aldrin, shëtiti nëpër Hënë rreth tri orë./Insajderi.com.