Dëmtohen ulëset e vendosura në hapsirën e Universitetit të Prishtinës

Dëmtohen ulëset e vendosura në hapsirën e Universitetit të Prishtinës

Profesori Milazim Krasniqi, ka kritikuar personat që po dëmtojnë pasurinë publike brenda hapsirës së Universitetit të Prishtinës. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur pakënaqësi me gjendjen e ulëseve në kampusin univeristar  “Hasan Prishtina”.

“Ulese e cmontuar ne kampusin e UP. Edhe po deshe te ulesh, nuk ke si. C’duar te mbrapeshta ato qe prishin keshtu pasurine publike”, ka shkruar Krasniqi.

Ulëset e dëmtuara nuk janë i vetmi problem në Universitetin e Prishtinës. Insajderi më herët ka raportuar për problemet me ndriqimin publik brenda këtyre hapsirave. 

Lidhur me këtë profesori Krasniqi, ka thënë se kampusi universitar paraqet një ambient të rrezikshëm për studentët dhe mësimdhënësit. 

Ulese e cmontuar ne kampusin e UP. Edhe po deshe te ulesh, nuk ke si. C'duar te mbrapeshta ato qe prishin keshtu pasurine publike.

Gepostet von Milazim Krasniqi am Sonntag, 19. Mai 2019