Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laci, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Laci në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka marrë një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë.
“Të nderuar miq, Bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës. Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë”, ka shkruar ai.
Të nderuar miq, Bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot…
Gepostet von Demush Laci am Dienstag, 12. November 2019