Dënim deri në 5 vjet burgim për ata që dëmtojnë procesin zgjedhor

Dënim deri në 5 vjet burgim për ata që dëmtojnë procesin zgjedhor

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se institucioni që ai e drejton do të jetë plotësisht i angazhuar në ruajtjen e procesit zgjedhor.

“Prokuroria e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e duhura dhe janë të gatshëm që ta kenë një rol më aktiv në ndjekjen dhe e veprave penale që cenojnë të drejtën e votimit gjatë procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Lumezi gjatë një konference për media.

“Prokuroria e Shtetit do të caktojë prokurorë dhe staf të mjaftueshëm për të punuar gjatë gjithë kohës së zgjedhjeve”, duke shtuar se do të ketë bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera që të garantohet një proces i lirë i votimit”, ka shtuar ai.

Ai ka bërë të ditur se dënimet janë prej 3 deri në 5 vjet burgim për të gjithë ata që tentojnë ta dëmtojnë procesin zgjedhor në çfarëdo mënyrë.

“Të gjithë ata, që në çfarëdo mënyrë të kundërligjshme veprojnë me qëllim që të cenojnë, pengojnë apo ndikojnë te ndonjë person gjatë të drejtës për të votuar, do të sanksionohen dhe mund të ballafaqohen me burgim deri në 5 vjet”, ka thënë kryeprokurori Lumezi.

“Të gjithë ata që tentojnë të votojnë në emër të personit tjetër, të tentojnë të votojnë më shumë se njëherë, dhe të gjithë ata anëtarë të komisioneve zgjedhore që e keqpërdorin detyrën zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe tentojnë t’i falsifikojnë rezultatet e zgjedhjeve, do të dënohen prej 3 deri në 5 vjet burgim, nëse kjo vërtetohet gjatë procedurës hetimore”, ka shtuar ai.

Prandaj, a ka siguruar se Prokuroria e Shtetit nuk do të heshtë përballë dëmtimit të zgjedhjeve, por do të ketë rol proaktiv në ndjekjen e veprave penale që cenojnë të drejtën e votës./Insajderi.com