Dënim me vdekje për sulmin ndaj artistëve spanjollë në Arabinë Saudite

Dënim me vdekje për sulmin ndaj artistëve spanjollë në Arabinë Saudite

Një shtetas nga Jemeni është dënuar me vdekje për sulmin ndaj një trupe teatrore spanjolle gjatë një shfaqjeje në nëntor në Riad, njoftoi sot televizioni shtetëror saudit.

Bashkëpunëtori i tij u dënua me 12 vjet e 6 muaj burg, sipas televizionit Al-Ekbari. Katër anëtarë të trupës së teatrit u plagosën në sulmin e 11 dhjetorit, sipas Madridit zyrtar.

Dy të dënuar kanë mundësinë për të apeluar. Televizioni pretendoi se shkelësi kishte marrë urdhra nga organizata terroriste Al-Kaida

“Një gjykatë penale ka dënuar me vdekje kryesit e një sulmi terrorist në Riad,” tha televizioni shtetëror.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Al-Kaidën në Gadishullin Arabik (AQPA) degën më të rrezikshme të këtij grupi radikal. Sulmi i 11 nëntorit është sulmi i parë ndaj artistëve që kur mbretëria ultra-konservatore hapi derën për artistë të huaj.

Policia saudite e ka identifikuar sulmuesin si një refugjat 33-vjeçar nga Jemeni.

Viktimat e sulmit, dy burra dhe një grua, pësuan lëndime sipërfaqësore, njoftojnë mediat saudite pas sulmit.