Dënimi nga UEFA – mësohen lojtarët që mund të largohen nga Manchester City

Dënimi nga UEFA – mësohen lojtarët që mund të largohen nga Manchester City

Yjet e Manchester Cityt janë mjaftueshëm profesionistë për t’u përqendruar të fitojnë tre trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, deri në fund të stinorit.

Por, do të jetë naive të mendohet se nuk do të ketë pasoja përtej verës, nëse klubit i konfirmohet suspendimi dyvjeçar nga Liga e Kampionëve, shkruan Daily Mail.

Lojtarët si Raheem Sterling, Kevin De Bruyne e Leroy Sane do të kërkohen nga klubet më të mëdha evropiane, të cilat do të jenë në gjendje t’u ofrojnë atyre futboll në garën elitare të klubeve.

Mund të ketë reduktime në bonuse për lojtarët e Cityt pa futboll evropian dhe pa të hyra nga Liga e Kampionëve duhet të ketë një reduktim të përshtatshëm në buxhetin total të pagave te City, për të qëndruar në vijë me rregullin e Fer Plejit Financiar (FFP) të UEFA-s.

Sigurisht se rasti është ende në zhvillim, ku City ka insistuar se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) për të anuluar vendimin e UEFA-s. Por, nëse ndodh më e keqja dhe Cityt i konfirmohet përjashtimi nga Liga e Kampionëve, atëherë klubi kampion i Anglisë rrezikon të humbasë disa nga talentet më të mëdhenj.

Sportsmail ka identifikuar emrat që mund të largohen nga City nëse konfirmohet dënimi i UEFA-s.

Ata janë Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Leroy Sane, Aymeric Laporte dhe Gabriel Jesus.