Denis Villeneuve ndan peripecitë e tij lidhur me përfundimin e filmit Dune në karantinë

Denis Villeneuve ndan peripecitë e tij lidhur me përfundimin e filmit Dune në karantinë

Përderisa një numër i filmave dhe serive televizive janë pezulluar ose shtyrë për shkak të koronavirusit dhe karantinës, Denis Villeneuve është duke vazhduar me realizimin e filmit Dune.

Në një intervistë të re nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shanghai, raporton Indiewire, shkruan Insajderi, Villeneuve tha se pandemia dhe karantina kishin “shtypur” programin e tij të editimit dhe postproduksionit të filmit. Megjithëse pjesa më e madhe e prodhimtarisë kishte përfunduar me kohë, Villeneuve tha se organizimet e planifikuara u desht të vonoheshin për shkak të mbylljes së industrisë së filmit.

“Unë planifikoja të kthehesha dhe të xhiroja më vonë sepse doja ta rregulloja montazhën e filmit. Më duhej më shumë kohë. Në atë kohë unë nuk e dija që do të niste pandemia” tha ai.

“Si regjisor ka gjëra që mund të bëhen nga distanca dhe të tjera që as nuk mund të paramendohen për tu bërë, pa qenë në një dhomë me ekipën. “

Mbikëqyrja e VFX me disa pajisje është e lehtë për tu bërë nga larg, por, redaktimi, për mua, mësimi i madh nga kjo gjë ishte fakti që mund të bëja montazhën nga distanca.

Kur Villeneuve flet për montazhë ai i referohet Joe Walkër, montazherit me të cilin ka bashkëpunuar në filmat Arrival, Blade Runner 2049 dhe për Dune.

“Mendoj se montazha ngjan me bërjen e muzikës, të duhet të jesh në një dhomë, në një hapësirë të përbashkët. Më merr malli të jem në dhomë të njejtë me montazherin. Është shumë e dhimbshme. Kontakti njerëzor është shumë i rëndësishëm, teknologjia dhe mediat sociale nuk mund të e zëvendësojnë.”/Insajderi.com