15 vjet burg për vrasjen e Aulon Zekës

15 vjet burg për vrasjen e Aulon Zekës

Tre të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës sot janë dënuar me 15 vjet burg. Kryesi i veprës është dënuar me 9 vjet e 6 muaj, me 3 vjet vajza e cila ka qenë e dyshuar dhe me 1 vit e 6 muaj person i tretë i cili ka qenë i dyshuar.

Avokati Skender Musa tha se do të bëjnë ankesë për rritje të dënimit për vajzën.

Mevlyde Zeka, nëna e Aulonit, pas vendimit të Gjykatës ka thënë para mediave se nuk është e kënaqur me vendimin. “Me i vra ata në shesh ata të tre është pak”, deklaroi ajo para mediave.

Aulon Zeka është gjetur i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup më 16 shtator 2017.

Një vajzë dhe një djalë të mitur janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në rastin në fjalë.