Dënohet ekipi i Juventus – kishte vendosur klauzolë të palejuar tek Benatia

Dënohet ekipi i Juventus – kishte vendosur klauzolë të palejuar tek Benatia

Ekipi nga Serie A, Juventus, është dënuar nga FIFA, pasi ata e kanë hetuar një klauzolë të vendosur nga ekipi italian, kur e kishin shitur lojtarin e tyre Mehdi Benatia, tek ekipi i Al Duhail.

Juventus, kishte shitur lojtarin, por kishte detyruar ekipin nga Katari, që të nënshkruante kontratën e cila kishte një klauzolë që e ndalonte shitjen e lojtarit tek ekipet si: Paris Saint Germain, Roma, Lazio, Milan dhe Inter, transmeton Insajderi.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka dënuar klubin e Juventus me një shumë modeste prej 37 mijë e 200 euro, pasi kushte të tilla, nuk lejohen dhe bien ndesh me rregullat e FIFA-s.

Në rast se skuadra nga Katari do ta kishte shitur tek ndonjëra nga këto skuadra mbrojtësin maroken, atëherë do të duhej t’i paguante Juventusit një dëmshpërblim prej pesë milionë euro./Insajderi.com.