fbpx

Dënohet me 200 euro pasi tha ‘Allahu Akbar’ në publik

Dënohet me 200 euro pasi tha ‘Allahu Akbar’ në publik

Një mysliman është gjobitur me 200 euro në Zvicër pasi tha ‘Allahu Akbar’ në publik.

22-vjeçari, i identifikuar nga media si Orhan E., thirri ‘Allahu Akbar’ pasi u surprizua kur pa një shokun e tij.

Nga frika e ndonjë akti terrorist, policia e qytetit Schaffhausen e ndaloi dhe e akuzoi për prishje të qetësisë publike.

Policia e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se do vepronte në të njëjtën mënyrë edhe nëse dikush do kapej duke sharë në publik.

Orhan tha se policia e kërkoi për armë dhe e pyeti se çfarë donte të thoshte me atë frazë.“Ne e përdorim ‘Allahu Akbar’ si një përshëndetje dhe thuajse në çdo fjali. Më kërcënuan me burg nëse nuk do paguaja gjobën. Kam lindur këtu dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”.

Një zëdhënës policie tha se në atë moment, njerëzit ishin të frikësuar dhe të terrorizuar.