" />

Dënohet me 4 mijë euro gjobë për korrupsion ish-kryeshefi i kompanisë së mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë

Dënohet me 4 mijë euro gjobë për korrupsion ish-kryeshefi i kompanisë së mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina, u dënua të mërkurën me 4 mijë euro gjobë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall nga gjykatësi Velko Vuqitiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Morina fillimisht u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e tij, dënimi më burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë eurove.

Aktakuza ndaj Gazmend Morinës është ngritur më 18 maj 2021, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Ai akuzohej se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompanisë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, duke shfrytëzuar detyrën e tij, i tejkalon kompetencat me qëllim që tjetrit t’i sjellë dobi./Insajderi.com