Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për posedim të marihuanës

Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për posedim të marihuanës

Gjykata Themelore në Pejë, të hënën, e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin Sadat Kastrati, i cili e pranoi fajësinë se ka poseduar në mënyrë të paautorizuar 1.50 gram marihuanë.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Ahmet Rexhaj, i akuzuari është obliguar edhe në pagesën e shpenzimeve procedurale në shumë prej 50 eurosh, paushallin gjyqësor në shumë prej 20 eurosh dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumë prej 30 eurosh.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardiana Veseli, i pandehuri deklaroi se e pranon fajësinë për veprën që e ngarkon aktakuza, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurorja Veseli, e më pas e ka aprovuar edhe gjykatësi Rexhaj.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2017, Sadat Kastrati akuzohet se më 24 korrik 2016, në Pejë, ka poseduar narkotikë të llojit marihuanë, në sasi prej 1.50 gram, e cila i është gjetur në xhepin e pantallonave, pas një kontrolli nga ana e policisë, në automjetin ku këtu i akuzuari ishte pasagjerë.

Sipas këtyre veprimeve, i pandehuri akuzohet për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 275, paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi