Dënohet me burg gruaja e Slobodan Milosheviqit

Dënohet me burg gruaja e Slobodan Milosheviqit

Gjykata e Lartë në Beograd ka dënuar sot me një vit burg Mirjana Markoviq, bashkëshorten e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviq.

Markoviq është dënuar pasi që akuzohej se ka pasur ndikim në anëtarët e komisionit qeveritar për ndarjen e paligjshme të banesave qeveritare në vitin 2000.

Bashkë me Markoviqin janë dënuar edhe disa ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.