Dënohet me burgim të përjetshëm polici që vrau të riun në Suharekë

Dënohet me burgim të përjetshëm polici që vrau të riun në Suharekë

Është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu.

Vendimin për dënimin e Spahiut e ka marrë Gjykata e Prizrenit, njofton Insjaderi.

Shefiku, ish-rreshter i policisë, u gjykua dhe dënua për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Në aktakuzë thuhet se polici Spahiu kishte qëndruar në një kazino dhe papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë pistoletën e markës “Glock” (arma e tij zyrtare) të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë prej një metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës./Insajderi.com