Dënohet një rus në SHBA për shkak të planifikimit të sulmeve hakere

Gjykata e Qarkut Jugor të shtetit të Nju Jorkut e ka dënuar shtetasin rus Stanislav Lisov në katër vjet burgim, pasi më herët rusi ka pranuar fajësinë për planifikimin e sulmeve të organizuara hakere, lajmëron agjencia ruse e lajmeve TASS.

Dënohet një rus në SHBA për shkak të planifikimit të sulmeve hakere

Lisov do të lirohet pas katër apo pesë muajve, duke marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim.

Gjykatësja Valerie Caproni ka deklaruar se shtetasi rus është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 48 muajve.

Ajo ka pranuar ta zbusë dënimin për Lisovin për 15 për qind të kohës për të sjellje shembullore dhe faktin se në paraburgim ka kaluar tashmë rreth tre vjet.

Avokati i të dënuarit Arkadiy Buk ka thënë se Lisov me siguri në pranverë do të ekstradohet në Rusi.

Lisov është arrestuar në Spanjë në janar 2017, dhe 12 muaj më vonë është ekstraduar në SHBA. Ai në shkurt ka pranuar fajësinë për një prej dy pikave të aktakuzës./Insajderi.com.