Departamenti amerikan pret jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë

Morgan Ortagus: Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit: Rrjedhja dhe shkëmbimi efikas dhe i sigurt i të mirave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë duart e prosperitetit dhe stabilitetit në mes të Serbisë e Kosovës.

Departamenti amerikan pret jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se departamenti amerikan i shtetit është në përkrahje të fuqishme të Kosovës e Serbisë dhe pret që marrëveshjet e nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në mes të dy vendeve të jetësohen, njofton Insajderi.

“E aplaudojmë marrëveshjen e Serbisë për personelin e Merdares dhe përkushtimin e Kosovës e Serbisë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë me katër shtator”, shkruan Ortagus.

Ajo në cicërimin e saj shton se “rrjedhja dhe shkëmbimi efikas dhe i sigurt i të mirave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë duart e prosperitetit dhe stabilitetit në mes të Serbisë e Kosovës”./Insajderi.com