Raporti i Departamentit të Shtetit në raportin për Liritë Fetare, i ka rekomanduar Kosovës ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare.
Kjo për shkak se bashkësitë fetare në vend nuk kanë status ligjor.
“Liria e fesë ose e besimit mbrohet në Amendamentin e Parë të Kushtetutës sonë dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut; ajo është një vlerë thelbësore amerikane dhe e drejtë e përgjithshme e njeriut”, thuhet në raport.
Raporti i parvjetshëm i Departamentit të Shtetit tregon për gjendjen e lirive fetare në afër 200 shtete dhe territore.
Banorëve të Kosovës në bazë të nenit 38 të Kushtetutës i garantohet liria e besimit si dhe manifestimi i tij. /Insajderi.com