Depay konfirmon interesimin e Barcelonës, por holandezin e kërkojnë edhe disa klube tjera

Depay konfirmon interesimin e Barcelonës, por holandezin e kërkojnë edhe disa klube tjera

Memphis Depay e ka pranuar interesimin e Barcelonës, por gjithashtu i ka bërë presion klubi katalanas që të nxitojë për ta siguruar sa më shpejt, njofton Insajderi.

“Është e vërtetë që ka pasur interes nga Barcelona, por edhe nga disa skuadra të tjera. Jam i lumtur për këtë gjë. Nuk kam vendosur ende për të ardhmen time, por jam në bisedime me disa klube”, tha fillimisht sulmuesi holandez.

“Do të zgjedh vendin e duhur dhe shpresoj që të ndihem mirë. Do të flas me familjen dhe menaxherin tim përpara se të vendosim. Ky është një moment i rëndësishëm për mua. Fillimisht të mendoj për kampionatin europian”, ka thënë Depay. /Insajderi.com