Deportimi i gylenistëve nuk është interesant për deputetin – i lëshohet muzika

Deportimi i gylenistëve nuk është interesant për deputetin – i lëshohet muzika

Për deputetin nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shalën, depërtimi i shtetasve turq duket se nuk është një temë edhe shumë interesante.

Derisa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është duke raportuar para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq, Shala qëndronte në telefon.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala duket se nuk ka shumë interesim për të dëgjuar atë se çfarë po thotë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Derisa Lekaj, po shpjegonte se si u rrëmbyen gjashtë gylenistët, Shala po e kontrollonte telefonin e tij. Madje në një rast, atij i është lëshuar edhe muzikë nga telefoni.