Bashkë

Deputetët bëhen bashkë – votojnë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë

I propozuar nga kryetarja e Kuvendit, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, ka bërë bashkë deputetët e të gjitha partive dhe e kanë votuar atë edhe në lexim të dytë. Kjo e ka gëzuar Vjosa Osmanin. Bashkëpunim të tillë ajo ka kërkuar edhe në të ardhmen.

Deputetët bëhen bashkë – votojnë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Kosovës, njofton Insajderi.

Ligji ka marrë 77 vota pro dhe shtatë abstenime. Derisa nuk ka votuar askush kundër.

Projektligji prej kohësh ishte iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, por që rreth tij janë bashkuar deputetët nga të gjitha partitë në Parlament duke ndihmuar me amendamentime.

Osmani pas votimit ka thënë se shpreson shumë që “për tema të tilla të jemi gjithmonë kështu të bashkuar”.