Deputetet e AAK-së imitojnë Haradinajn, e quajnë Kurtin mashtrues

Deputetet e AAK-së imitojnë Haradinajn, e quajnë Kurtin mashtrues

Time Kadrijaj dhe Donika Kadaj-Bujupaj, dy deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë imituar shefin e tyre, kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, lidhur me epitetet që i kanë dhënë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Njashtu si Haradinaj edhe Kadrijaj dhe Kadaj-Bujupaj e kanë quajtur, Kurtin, mashtrues, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjatë ditës së sotme, deputetja Time Kadrijaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se Kurti ka ndryshuar qëndrime lidhur me çështjet kombëtare, duke ia mbështetur një video dhe duke e quajtur atë mashtrues.

“Po shihet hapur ndryshimi i qëndrimeve të Albin Kurtit që me vite e manipuloj popullin në emër të Kombëtarizimit. E sot nga takimi me Gjuriqin,heqja dorë nga bashkimi kombëtar tek Lista serbska, Thjesht mashtrus i mirë”, ka shkruar Kadrijaj.

Njësoj ka vepruar edhe bashkë partiakja e Kadrijajt, Donika Kadaj Bujupi, ndonëse ishte pjesë e Vetëvendosjes, ish-liderin e saj ajo e ka quajtur, mashtrues.

Ajo ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosje, për vite me radhë kanë mashtruar qytetarët me premtimet për ndryshim të madh.

“Po shihet sa po zgjasin negociatat, nuk janë për programin, por për pozitat. Duke iu premtuar ndryshim edhe i votuan qytetarët, por dolën mashtrues të popullit”, ka thënë Kadaj-Bujupi në emisionin Frontal të T7.

Ndërsa para tre muajve, Haradinaj në një intervistë kishte thënë se ju siguroj se Albin Kurti është mashtrues.

“Unë ju siguroj se Kurti është mashtrues, nuk mund t’i besoj. Kujtojmë kohën kur ai ofendojke njerëzit nëse dikush ka folur për kombëtare apo për flamurin e Kosovës, tash vërejmë se ka evolu”, kishte thënë Haradinaj. /Insajderi.com