Deputetët e LDK-së me përshëndetje ushtarake pas votimit për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Deputetët e LDK-së me përshëndetje ushtarake pas votimit për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Me 92 vota për, në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi që FSK bashkë me ushtrinë amerikane të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit, njofton Insajderi.

Pro këtij vendimi kanë votuar të gjithë deputetët, teksa ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  kanë publikuar një fotografi pas votimit.

“Gati për Mision”, ka shkruar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, teksa ka publikuar fotografinë e deputetëve të partisë së tij me përshëndetje ushtarake.

Ndryshe, me vendimin e miratuar sot në Kuvend, ushtarët e FSK-së do të shkojnë në misione paqeruajtëse bashkë me gardën e Ajovës së SHBA-ve./Insajderi.com