
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me raportimin në media për qasjen diskriminuese të EULEX-it ndaj komandantëve të UÇK-së.
Të gjithë deputetët e koalicionit PAN kanë lëshuar sallën në shenjë revolte për këtë qasje të EULEX-it.
Ish-gjyqtari i EULEX-it që dha dorëheqje ka dhënë deklarata shqetësuese për qasjen manipuluese të EULEX-it, tha Krasniqi.
“Në emër të Grupit Parlamentar shpreh shqetësimin në lidhje me raportimin në media që flasin për qasje diskriminuese ndaj EULEX-it. Ka thënë se i ka quajtur edhe kafshë. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme nëse një qasje e tillë manipulative ka qenë mënyra e trajtimit të rasteve në fjalë. Kërkojmë nga EULEX-i të na kthejë përgjigje në lidhje me këto akuza. Në shenjë revolte ne lëshojmë sallën e Kuvendit dhe kërkojmë që seanca e Kuvendit të vazhdojë nesër nga ora 10:00”, tha tutje Krasniqi./Periskopi