Deputetët e PDK-së dhe Ramiz Lladrovci te familja Haradinaj

Deputetët e PDK-së dhe Ramiz Lladrovci te familja Haradinaj

Sot është shënuar 20 vjetori i rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, i cili më 6 maj të vitit 1997 u vra në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Për të nderuar jetën dhe veprën e Luanit, sot në Kullën e Haradinajve në Gllogjan kanë qëndruar shumë qytetar dhe personalitete të ndryshme.

Po ashtu në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan janë bërë homazhe, shkruan lajmi.net.

Për të qenë pranë familjes Haradinaj në këtë ditë përkujtimi, kishin ardhur edhe shokët e Luanit, të cilët ditën e vrasjes së tij hynin bashkë në Kosovë nga Shqipëria.

Për vizitë sot në Gllogjan shkuan deputeti i PDK-së Rafet Rama dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që të dy këta kishin qenë me Luanin më 6 maj 1997.

Po ashtu me ta ishte edhe deputeti tjetër i PDK-së, Shaip Muja.

Ata u pritën nga Hilmi Haradinaj, babai i vëllezërve Haradinaj, nga deputeti dhe vëllai i Luanit, Daut Haradinaj, nga Luani i ri, i biri i Shkëlzenit që mban emrin e axhës së tij, etj. /Insajderi.com