Deputetët opozitarë “përshëndesin” nga gjykata

Deputetët opozitarë “përshëndesin” nga gjykata

Megjithëse është dërguar i prangosur në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, Albin Kurti duket mjaft i relaksuar në pritje të fillimit të gjykimit.

Së bashku me tre kolegët e tjerë opozitare – Albulena Haxhiu, Faton Topalli, dhe Donika Kadaj-Bujupi, ata kanë bërë një “selfie” brenda sallës së gjykatës duke thënë se janë aty pasi u angazhuan kundër kthimit të Serbisë në Kosovë.

Fotoja është postuar nga Faton Topalli në llogarinë e tij në Facebook.

Katër deputetët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./Insajderi