Deputeti i AAK-së e quan Ahmet Shalën “troftë” me pika të kuqe

Deputeti i AAK-së e quan Ahmet Shalën “troftë” me pika të kuqe

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, është intervistuar sot nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku deputetët instituan serish të dinë se a ka qrnë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Insajderi.

Pas pyetjes së deputetit të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Bekë Berisha, se si ka mundur të bëhet ministër në qeverinë Thaçi pa qenë anëtar i PDK-së, Shala duke mohuar se ka qenë anëtar i këtij subjekti, tha se në vitin 2000 në listën për zgjedhjet komunale, kishte garuar me një listë në PDK, por si kandidat i pavarur.

Deputeti Berisha duke shprehur habinë si Shala u bë ministër pa qenë ndonjë parti, e quajti Shalën “Troftë” me pika të kuqe.

Shala duke iu përgjigjur deputetëve, tha se deri në vitin 2007 ishin privatizuar rreth 200 ndërmarrje. /Insajderi.com