Deputeti i AAK-së jep një propozim tjetër për taksën – inspirohet nga sanksionet e Izraelit ndaj Gjermanisë

Deputeti i AAK-së jep një propozim tjetër për taksën – inspirohet nga sanksionet e Izraelit ndaj Gjermanisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka thënë se taksa prej 100 për qind e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës duhet të jetë e përjetshme.

Demaliaj ka propozuar që taksa 100 për qind të miratohet si Ligj i veçantë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë për Taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë duhet të shndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm”, ka thënë Demaliaj.

Deputeti i AAK-së ka marrë shembull prej Izraelit, e cila siç ka thënë Demaliaj, i ka vendosur taksë të përjetshme Gjermanisë për holokaustin. /Insajderi.com

Vendimi i Qeverisë për Taksën ?% ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i…

Posted by Shkumbin Demaliaj on Tuesday, 29 January 2019