Deputeti i AAK-së: Nuk vi gjithmonë i dehur në parlament

Deputeti i AAK-së: Nuk vi gjithmonë i dehur në parlament

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka kritikuar mediat lidhur me shkrimin ndaj tij të disa ditëve më parë ku raportohej se ka qenë i dehur në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Dreshaj ka kritikuar mediat duke thënë të bëhen më njerëzore pasi thotë se nuk është gjithmonë i dehur në kuvend.

“Unë po mundohem me i bë dy kërkesa. E para është ndaj mediave. Hic nuk po më vjen lehtë me thanë po ju lus mos shpifni dhe mendoni të jeni sa më njerëzor se unë gjithmonë nuk vi i dehur në parlament se unë e kam një problem shëndetësor”, ka deklaruar Dreshaj./Insajderi.com