Deputeti i hedh Edi Ramës ‘për fytyre’ ligjin e Arsimit të Lartë

Deputeti i hedh Edi Ramës ‘për fytyre’ ligjin e Arsimit të Lartë

Një incident është shënuar gjatë punimeve të seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që jashtë tempullit të demokracisë protestojnë studentët me 8 kërkesat e panegociueshme të tyre.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pasi ka folur shkurtimisht mbi ligjin e Arsimit të Lartë dhe ka kritikuar reformën në arsim të kryer nga qeveria e kryeministrit Rama, është kthyer nga vendi ku qëndron shefi i ekzekutivit për t’i hedhur atij letrat me ligjin në fjalë, transmeton tch.

Gjesti i tij, sipas asaj që thotë PD-ja, ishte për të treguar kundërshtimin e opozitës.

“Partia Demokratike mbështet plotësisht studentët dhe është pro shfuqizimit të ligjit për arsimin e lartë. Ai ligj zhvat studentët dhe është burimi i së keqes. Ligji i ri i arsimit duhet të garantojë autonominë dhe tarifa të ulëta”, tha ndër të tjera Luçiano Boçi.