Deputeti i Kosovës do të shkojë në burg

Deputeti i Kosovës do të shkojë në burg

Deputeti nga grupi 6+, Etem Ramadani i është ekzekutuar dënimi për shkak të mashtrimeve në subvencione.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo ka thënë se Etem Arifi ka kërkuar përsëri nga gjykata shtyrjen e ekzekutimit të dënimit por kërkësa i ishte refuzuar si e pabazuar më 24 qershor, raporton KALLXO.COM.

Etem Arifi më 20 prill 2018 është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me dënim prej 2 viteve, dënim ky i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda 3 viteve nuk kryenin vepër të re penale.

Atëherë bashkë me të ishte dënuar edhe, Bajrami Gashi.

Etemaj është deputet i Kuvendit të Republikë së Kosovës dhe ka një proces të gjatë gjyqësor. /Insajderi.com/