Deputeti i Kuvendit: Ne dhe LDK-ja nuk e rrëzojmë Qeverinë Haradinaj pa u kryer ky proces

Deputeti i Kuvendit: Ne dhe LDK-ja nuk e rrëzojmë Qeverinë Haradinaj pa u kryer ky proces

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se subjekti i tij politik, Alternativa së bashku me partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk do ta rrezikojnë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj pa u liberalizuar vizat për kosovarët, shkruan Insajderi.

“Unë edhe një herë do ta përsëris qëndrimin e partisë sime dhe të partnerit të koalicionit, për shkak se ne e dimë që qeveria nuk e ka shumicën dhe ne nuk duam ta rrëzojmë qeverinë para se të liberalizohen vizat”, ka thënë Deda.

Ai në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është vetëm e qeverisë por e të gjithë institucioneve.

“Liberalizimi nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë, por është e të gjithë neve dhe institucioneve të Kosovës të paktën ne Alternativa dhe LDK nuk do ta rrëzojë qeverinë sa është ky proces, por do të vazhdojë të lobojm për vendim pozitivë të shteteve anëtare”, ka deklaruar Deda./Insajderi.com