
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është shprehur i befasuar me raportimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit para qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, raporton Insajderi.
Ai ka shprehur habinë se si Presidenti ka raportuar tek kryeministri i cili ka pranuar haptazi se nuk merr vesh nga negociatat.
“Edhe kjo ndodhi!. Presidenti i raporton kryeministrit, i cili disa herë është deklaruar se nuk merr vesh nga ato pune (negociatat).
Ai ka thënë se raportimi i presidentit para kryeministrit është përmbysje e sistemit. Ka thënë se edhe kryeministri edhe presidenti duhet t’i raportojnë Kuvendit të Kosovës.
“Së pari është përmbysje e sistemit, sepse një institucion me i larte nuk i raporton një institucioni më të ulët. Së dyti është konspiracion kundër sistemit demokratik dhe rendit kushtetues(nga kryeministri dhe presidenti), sepse edhe qeveria edhe presidenti në sistemin kushtetues të Kosovës janë derivate te Kuvendit të Republikës. Prandaj duhet t’i raportojnë Kuvendit të Republikes”, ka shkruar Gashi./Insajderi.com