Deputeti i LDK-së, Haradinajt: Kur fle me gjarprin në fole edhe kafshimi mendon se ishte ëndërr

Deputeti i LDK-së, Haradinajt: Kur fle me gjarprin në fole edhe kafshimi mendon se ishte ëndërr

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka vazhduar ta thumboj kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Duke ironizuar me kryeministrin që kishte fjetur në seancën e jashtëzakonshme për demarkacion, Avdyli ka thënë se ai mund të mos e ndjej kafshimin e gjarprit, nofk ky që kishte qenë i Hashim Thaçit gjatë kohës së luftës.

Postimi i plotë i Avdylit:

Kur fle me gjarprin në një fole, ai të kafshon edhe atëherë kur je në gjumë. Atëherë edhe kur se pret. E kur je në gjumë të thellë, akoma mendon që kafshimi i tij ishte vetëm ëndërr.

Derisa të mendon që ishte ëndërr e keqe, helmi i tij ka për të vepruar gjatë gjumit aq shumë sa më kur të zgjohet ska për ti vyer askujt. Flej flej.

Kur fle me gjarpërin në nje fole, ai të kafshon edhe atëherë kur je në gjumë. Atëherë edhe kur se pret. E kur je në…

Posted by Haxhi Avdyli on Sunday, 1 April 2018