Deputeti i LDK-së: Hashim Thaçi e dogji dy-tri herë LDK-në

Deputeti i LDK-së: Hashim Thaçi e dogji dy-tri herë LDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij është djegur dy-tri herë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Beqiri ka thënë se LDK-ja ka qenë njëra nga partitë që më së shumti është djegur nga Thaçi.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth procesit të dialogut me Serbinë që po e bënë pala kosovare tash e sa vjet.

Beqiri është shprehur po ashtu kundër presidentit, Hashim Thaçi, si udhëheqës të palës kosovare në dialogun përfundimtar me Serbinë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Nuk është puna që kemi problem me Hashimin, zoti Thaçi nuk simbolizon, fatkeqësisht, unitetin dhe besimin, kjo është e rëndësishme… Kur e përkrah dikë, duhet të kesh besim në të. Ne jemi djegur 2-3 herë nga Thaçi”, ka deklaruar Beqiri në T7.

Ndërsa pak më herët nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ka diskutuar asnjëherë lidhur me kryesimin e dialogut nga Presidenti Hashim Thaçi.