Deputeti i LDK-së i shqetësuar me (mos)funksionalitetin e OSHP-së: Pakënaqësi për procesin e vlerësimit dhe dyshime për mungesë transparence

Deputeti i LDK-së i shqetësuar me (mos)funksionalitetin e OSHP-së: Pakënaqësi për procesin e vlerësimit dhe dyshime për mungesë transparence

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkumbin Gashi, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me funksionalitetin e  Organit Shqyrtues të Prokurimit, në seancën e sotme parlamentare.

Gashi ka deklaruar se “vërehet se bordi i OSHP-së është i pakompletuar dhe vepron vetëm me tre anëtarë e jo me pesë siç e parasheh ligji”, prandaj, sipas tij, ka dyshime se “vendimet mund të jenë jo në harmoni me ligjin”, njofton Insajderi.

Gashi pohoi se  “po ka pakënaqësi në procesin e vlerësimit” dhe se  “është e diskutueshme kompetenca ligjore”.

Siç deklaron Gashi, “në OSHP janë deponuar 981 ankesa, dhe më së gjysma e tyre janë kthyer në rivlerësim”.

Ai gjithashtu ka pohuar se në mënyrën se si po funksionon tani OSHP, ka “mundësi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbehej të transparencës”.

Deputeti i LDK-së aludon edhe se ka pasur “mungesa të konsistencës nëpërmjet vendimeve”.

“Disa vendime bien në kundërshtim me vendime paraprake”, prandaj “ngritën dyshime se vendimet mund të jenë jo në harmoni me ligjin”.

Gashi kërkoi, pos tjerash, që menjëherë “të kompletohet OSHP-ja me anëtarë të tjerë”./Insajderi.com