Deputeti i LDK-së iu përgjigjet linçimeve të aktivistëve të VV-së – fabrikime në stilin e shërbimeve sekrete sllave

Deputeti i LDK-së iu përgjigjet linçimeve të aktivistëve të VV-së – fabrikime në stilin e shërbimeve sekrete sllave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas tij, po bëjnë montazha kinse ka folur me kolegun e tij, Arben Gashi për nisjen e propagandës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, deputeti Selmanaj thotë se janë gërditëse fabrikimet e tilla të shërbimeve sekrete sllave.

“Gërditëse! Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave…Pa fije turpi ndërtojnë montojnë, fabrikojnë, inskenojnë situata krejt të pa qena me qëllim të linqimit, degradimit dhe intimidimit të personave që nuk mendojnë si TA”, ka thënë Selmanaj për Insajderin.

Sipas disa bisedave që i kanë publikuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, shihet kinse duke diskutuar deputeti Selmanaj kolegun e tij, Arben Gashi, se si të organizojnë propagandën kundër partisë së Kurtit.

Ajo që bie në sy është edhe shqiptimi i emrit të deputetit Selmana, ku i thuhet Dritan, e jo Diton siç e ka emrin.

“Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijne nga sekta e tyre andej kufirit), ma kanë vendos një forgrafi në profil që nuk mund ta gjeni askund në numrat dhe kontaktet e mia”, theksoi Selmanaj.

Deputeti i LDK-së, ka ftuar qytetarët që ta dënojnë këtë maskaradë, pasi kjo formë e linçimeve nuk është vlerë e popullit të Kosovës.

“Të nderuar qytetarë, kjo maskaradë duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë ne si shoqëri. Kjo formë e linqimeve nuk është vlerë e jona. Kosova me kohë është përcaktuar dhe orientuar për vlera tjera! Kosova do BËHET i pëlqeu apo si pëlqeu një grupi/sekti/ apo shërbimi!”, është shprehur Selmanaj. Insajderi.com 

Fotografia e Linz Lëvizja Vetëvendosje

Fotografia e Linz Lëvizja Vetëvendosje

Fotografia e Linz Lëvizja VetëvendosjeFotografia e Linz Lëvizja Vetëvendosje