Deputeti i LDK-së që është pro Kurtit – publikon ‘dëshirat’ e AAK-së për të qeverisur

Deputeti i LDK-së që është pro Kurtit – publikon ‘dëshirat’ e AAK-së për të qeverisur

Deputeti i LDK’së, Haxhii Avdyli, ka postuar në faqen e tij në Facebook kushtet e AAK-së për lidhjen e një koalicioni me LDK’në për të krijuar qeverinë.

Avdyli ka zgjedhur tri pika që atij i duken interesante për lidhjen e këtij koalicioni. Njëra ndër to është ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, asaj të Anamoravës dhe përfundimi i magjistralës Prishtinë-Pejë.

Ky është postimi plotë i Avdylit:

Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-ne :

– asnjë fjalë për taksën 100%, e reciprocitetin.

– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta.

– Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë.

Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare.

Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë e shëndetësinë.

Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik. E ne fund do sllogane bajate.