Deputeti i LDK-së që votoi kundër rrëzimit të Kurtit: E drejta s’do të tradhtohet

Deputeti i LDK-së që votoi kundër rrëzimit të Kurtit: E drejta s’do të tradhtohet

Haxhi Avdyli, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka përcjell një mesazh përmes profilit të tij në Twitter.

Avdyli që votoi kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti ka shkruar se e drejta s’do të tradhtohet, përcjell Gazeta Insajderi.

“Fjala e dhënë do mbahet, e e drejta sdo tradhëtohet. Këta ishim, e kështu jemi. Si dikur e tani aty…”, ka shkruar Avdyli.

Avdyli, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë qenë më të zëshmit kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të dy në ditën kur është vendosur mocioni i partisë së tyre në Kuvend për rrëzimin e Kurtit, kanë votuar kundër. /Insajderi.com