
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i ka realizuar një sërë gabimesh drejtshkrimore në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook të dielën.
Gashi, i cili shkroi një shkrim të shkurtër rreth situatës së fundme të krijuar nga deputetët e Listës Serbe, gaboi në drejtshkrim në disa raste. Madje, nuk arriti të shshkruante në mënyrë të drejtë as fjalën “kosovarë”, të cilën e shkroi “Kosovar”.
Trajta e fjalës “kosovar” në shumës, bën: “kosovarë” dhe shkruhet me shkronjë të vogël. Por, se deputeti Gashi ka vështirësi me dallimin e trajtave, e tregon edhe kur tenton ta shkruajë drejt fjalën “politikanë” në trajtën e shumësit.
“Protesta e kolegeve deputete Kosovar te etnise Serbe, ne Kuvendin e Republikes eshte ne funksion te njohjes se institucioneve shteterore”, shkroi deputeti i LDK-së.
“Dy ceshtje keta deputete duhet ti avokojne: Koleget e tyre politikan (kryetaret e komunave), nga Mitrovica Veriore dhe tri komunat tjera te punojne ne institucionet e Kosoves, per interesa te qytetarve te tyre, e jo te Serbise. Dhe e dyta te kerkojne ndalimin e nderhyrjes se Serbise ne jeten e tyre politike, si dhe te ndalohet sabotimi i progresit te Republikes se Kosoves”, shkroi Gashi.