Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje e ka detyrim t’i krijojë institucionet

Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje e ka detyrim t’i krijojë institucionet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka detyrim t’i formojë institucionet e vendit, duke hequr peshën e përgjegjësisë nga LDK-ja, e cila është në negociata me partinë e Albin Kurtit tash e disa javë.

Gashi, në një debat në RTV Dukagjini, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është fajtore kryesore për ngecjen e negociatave me LVV-në.

“Ata kanë detyrim me i ba institucionet”, ka thënë Gashi. “Nëse ata kanë fituar, atëherë ata e kanë obligimin dhe të drejtën për t’i formuar institucionet”.

Gashi ka thënë se LDK ka dalë e dyta, dhe sipas tij, kësisoji Vetëvendosje e mban peshën kryesore për formimin e qeverisë. /Insajderi.com