Deputeti i Nismës: Qëllimi i Gjykatës Speciale është dëmtimi i vlerave çlirimtare

Deputeti i Nismës: Qëllimi i Gjykatës Speciale është dëmtimi i vlerave çlirimtare

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka reaguar pas ftesës që mori Jakup Krasniqi nga  Gjykata Speciale.

Deputeti Berisha në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka thënë se misioni i kësaj Gjykate është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbisë.

‘’Ftesa për ikonën e luftës për liri nga Gj. Speciale z.Jakup Krasniqin por edhe prijësve të tjer të UÇK-së po vërteton atë qe e kemi thën që nga fillimi, se misioni i k’saj gjykate dhe inicuesve të saj është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbis!
Si shumë beteja tjera kundër së keqes, jam i bindur se edhe këte ta kaloj z J.Krasniqi’’ ka shkruar Berisha.