Deputeti i Parlamentit Evropian: Qëllimi strategjik i BE-së – ta pranojë edhe një shtet si anëtar në Union deri në vitin 2024

Deputeti i Parlamentit Evropian: Qëllimi strategjik i BE-së – ta pranojë edhe një shtet si anëtar në Union deri në vitin 2024

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Serbinë në këtë Parlament, Vladimír Bilçik, ka deklaruar se qëllimi i Bashkimit Evropian është që të pranojë një shtet të ri si anëtar të Unionit deri në vitin 2024, njofton Insajderi.

Ai tha se “qëllimi strategjik i BE-së është që të paktën një vend të jetë gati për anëtarësimin në BE deri në vitin 2024”.

Megjithatë Bilçik, shtoi se shpreson që do të ketë më shumë vende.

“Unë i mbaj gishtat e kryqëzuar se duhet të ketë më shumë se një vend, sa më shumë që të jetë e mundur”, tha politikani sllovak.

Ai këto deklarime i ka bërë në Javën e 8-të në Beograd, të organizuar nga Qendra për Studime Euro-Atlantike./Insajderi.com