Deputeti i PDK-së e quan të padinjitetshme letrën e Kurtit për lirimin e Rexhep Selimit

Deputeti i PDK-së e quan të padinjitetshme letrën e Kurtit për lirimin e Rexhep Selimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, e ka cilësuar si të padinjitetshme letrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë për lirimin e bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, njofton Insajderi.

Hoxha tha se në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk po gjykohen partitë politike veç e veç, por “po gjykohet lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Letra e juaj drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, për ta liruar me kusht luftëtarin e lirisë Rexhep Selimi është një iniciativë e mirë, por më bën përshtypje shpërfaqja e juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë”.

“Albin e kuptoj urrejtjen patologjike që e ke me Hashimin dhe Kadriun, por në Hagë janë duke u gjykuar edhe luftëtarët tjerë si baca Jakup, Hysniu, Nasimi dhe Salihu, prandaj duhet të mendoni njëjtë për të gjithë”, u shpreh Hoxha.

Në fund, ai shtoi se Kurti njihet si përçarës në mes të shokëve të idealit, e sipas tij kjo u vërtetua edhe me letrën dërguar Speciales./Insajderi.com