Deputeti i PDK-së që i dërgoi mesazh urimi hoxhës Shefqet Krasniqi

Deputeti i PDK-së që i dërgoi mesazh urimi hoxhës Shefqet Krasniqi

Ish-imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, kohë më parë është liruar nga akuzat për terrorizëm.

Ndaj Krasniqit ishte ngritur një aktakuzë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në të cilën pretendohej që i pandehuri (Shefqet Krasniqi), ka nxitur njerëz në kryerjen e veprave terroriste, dhe shmangie ndaj tatimi.

Menjëherë pas vendimit të kësaj Gjykate, që e liron Krasniqin nga të gjitha akuzat që e rëndonin atë, ai kishte marrur urime nga shumë njerëz.

Ndër të parët që uruan Krasniqin për këtë gjë ishte ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi.

Ai në postimin e tij kishte shkruar se gjithmonë kishte besuar në pafajësinë e tij.

“Hoxhë Shefqet Krasniqi, urime pafajsia! Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UÇK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura”, kishte shkruar Mustafa në Facebook.

http://fax.al/read/news/15182611/17544195/ish-deputeti-i-pdk-se-i-kthehet-fese-feston-pafajesine-e-hoxhes

Por, përveç ish-deputetit të PDK-së, Shefqet Krasniqi, ka marrur urime edhe nga një deputet i kësaj partie.

Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, kishte qenë njëri ndër personat që uruan Krasniqin, për lirimin nga akuzat.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-imami Krasniqi, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ai e falenderoi Lushtakut për këtë urim.

“E falenderoj Remin (Rrustem Mustafa) dhe të gjithë ata që më kanë uru. Janë edhe të tjerë që më kanë uru, si përshembull, djali i Sami Lushtakut, Mërgimi dhe disa të tjerë.

Momenti kur Krasniqi i falenderon Rrustem Mustafën dhe Mërgim Lushtakun. (minuta 06:00)