Deputeti i përfshirë në skandalin e mishit, nuk merr pjesë në debatin e Kuvendit

Deputeti i përfshirë në skandalin e mishit, nuk merr pjesë në debatin e Kuvendit

Për rreth dy orë u diskutua sot në Kuvendin e Kosovës për skandalin e mishit që shpërtheu në Kosovë muajin e kaluar, por në seancën e sotme nuk mori pjesë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, i cili ishte i përfshirë në këtë skandal.

Në kompaninë e deputetit Kelmendi, ETC, është gjetur mbi 1 mijë e 500 kilogram mish me afat të skaduar gjatë këtij viti. Në rrjetin e marketeve të ETC-së në Kosovë, në Mitrovicë dhe Skenderaj, është kapur mishi i prishur gjatë muajve shkurt dhe mars.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që mes tjerash kishte si pikë të rendit të ditës edhe skandalin e mishit, deputetët kërkuan shkarkimin e kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovcit.

Madje, disa nga deputetët përmenden edhe kompaninë ELKOS, e cila drejtohet nga deputeti Kelmendi, por ai nuk ishte aty.

 

Përveç se nuk mori pjesë në seancën e sotme, Ramiz Kelmendi nuk është deklarua asnjëherë për skandalin e mishit. /Insajderi.com