Deputeti i PSD-së lëshon një fore të lodhtë: Pal Lekajn e ka lodhur Ramazani e nuk është këtu

Deputeti i PSD-së lëshon një fore të lodhtë: Pal Lekajn e ka lodhur Ramazani e nuk është këtu

Në prag të përfundimi të muajit të Ramazanit, muaj ky i shenjtë për myslimanët i cili obligon ata të agjërojnë, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli ka përdorur këtë muaj për ta thumbuar atë.

Por në tentim për ta thumbuar ministrin Pal Lekaj ai ka lëshuar një fore të lodhtë. Ka dashur t’i bëjë një pyetje ministrit të Infrastrukturës i cili nuk i takon komunitetit mysliman.

Ka thënë se Lekaj ndoshta nuk është prezent në Kuvendin e Kosovës për shkak se e ka lodhë muaji i Ramazanit.

“Nuk e di ndoshta e kisha prit edhe ma tutje por ndoshta zotëri Lekaj nuk është këtu ndoshta e ka lodhë Ramazani”, ka thënë Topalli duke vazhduar më pas me një pyetje ndaj tij.

Lekaj aktualisht është duke marrë pjesë në përurimin e segmentit të 3-të Bibaj-Doganaj, të autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”./Insajderi.com