fbpx

Deputeti i PSD-së reagon për zgjedhjen e mikut të Rrahim Hashimit në postin e rektorit

Deputeti i PSD-së reagon për zgjedhjen e mikut të Rrahim Hashimit në postin e rektorit

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Driton Çaushi ka reaguar pasi rektor i Universitetit të Gjakovës është zgjedhur Artan Nimani, njeriu që mbanë post të rëndësishëm në PDK dhe mik i Rrahim Hashimit.

Çaushi ka thënë se sistemi arsimor në Kosovës është në pikën me të ulët. Thotë se në këtë fushë duhet një reformim rrënjësor, por se duhet një vullnet politik.

Deputeti i PSD-së ka thënë se zgjedhja e Nimanit në këtë pozitë e dëshmon nevojë e demesdoshme për reformim rrënjësor.

“Sistemi arsimor në Kosovë mund të thuhet lirshëm që gjendet në pikën më të ulët të tij. Kur e bëjmë një konstatim të tillë nuk mund të hamendësojmë për një pjesë të veçantë të tij që kërkon një ndërhyrje. Kjo fushë kërkon një rishikim e reformim rrënjësor e të menjëhershëm. E për këtë duhet mbi të gjitha të ekzistojë vullneti politik”.

“Zgjedhja sot e Artan Nimanit në pozitën e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani”, në Gjakovë, vetëm sa na e dëshmon në mënyrën më brutale këtë domosdoshmëri”, ka shkruar ai.

Çaushi po ashtu më tej ka thënë se nuk e di cili nga faktet është më absurde, zgjedhja e e Nimanit në këtë pozitë, apo që ky institucion mban statusin e universitetit.

“Paradoksalisht, nuk jam fare i sigurt cili fakt është më absurd këtu, përzgjedhja që është bërë për pozitën e rektorit apo fakti që ky institucion mban ende statusin e universitetit”, ka shkruar ai.

Artan Nimani që mbanë pozitën e këshillit Drejteus të PDK-së është zgjedhur sot rektor i ri i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Me pozitën e re ai do të fillojë që nga 1 tetori, shkruan Insajderi.

Në fotografitë publike, Nimani shihet mjaftë i afërt me Rrahim Hashimin, i dyshuar për marrje mashtrim dhe marrje të ryshfetit.

Së bashku në fotografi ku është Rrahim Hashimi së bashku me  Artan Nimanin shihet edhe deputeti i kësaj partie Hajdar Beqaj.