Deputeti i vetëm i Kuvendit të Kosovës që e ka shkelur afatin kohor duke mos e deklaruar pasurinë

Deputeti i vetëm i Kuvendit të Kosovës që e ka shkelur afatin kohor duke mos e deklaruar pasurinë

Andin Hoti është deputeti i vetëm i Kuvendit të Kosovës që nuk e ka deklaruar pasurinë në afatin kohor prej 30 ditësh të caktuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shkruan Insajderi.

Deputeti i PDK-së ndodhet në listën e 35 zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor të vendosur nga AKK-ja.

Në listën e 35 zyrtarëve shtetëror që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afat, është edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

Në listat e publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit figurojnë 64 zyrtarë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë në kohë. Prej tyre, 13 nuk e kanë deklaruar pasurinë fare pa ndonjë arsyetim, 35 e kanë deklaruar pas afatit ligjor të vendosur nga AKK-ja, dhe 16 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me pretekstin e arsyejeve shëndetësore dhe të tjera.

Agjencia do t’i verifikoj të gjitha pretendimet për arsyet e deklaruara nga zyrtarët e lartë publik për vonesat e deklarimit të pasurisë pas afatit, dhe mos deklarimit të pasurisë edhe pas kalimit të afatit ligjor. /Insajderi.com