Deputeti i Vetëvendosjes me dy vetura personale dhe me mijëra euro në bankë

Deputeti i Vetëvendosjes me dy vetura personale dhe me mijëra euro në bankë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka deklaruar dy vetura në emër të vet dhe mbi 14 mijë euro të gatshme në institucionet bankare.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Kurteshi ka deklaruar një veturë Golf V, me vlerë 3,500 euro dhe një tjetër veturë Opel Astra me vlerë 2,500 euro.

Po ashtu, deputeti nga Gjilani ka deklaruar se mban 14 mijë e 400 euro në institucione bankare, raporton Gazeta Online Insajderi.

Kurteshi ka deklaruar edhe pesë hektarë tokë, një shtëpi dhe një lokal afarist. Ka thënë se të gjitha i ka trashëgimi familjare, sipas deklarimit të bërë këtë vit në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK). /Insajderi.com