Deputeti i Vetëvendosjes uron për fitoren e Kosovës, një ditë pasi himni i Kosovës injorohet nga Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes uron për fitoren e Kosovës, një ditë pasi himni i Kosovës injorohet nga Kurti

Në ditën kur Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mposhtur Maltën në “Fadil Vokrri”, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka injoruar himnin e Kosovës.

Por një ditë pas ndeshjes dhe pas injorimit, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka uruar për fitoren e Kosovës në futboll, veprim ky që nuk ishte bërë në të kaluarën nga VV.

“Mbrëmë, në fushën e blertë të Stadiumit FADIL VOKRRI, ekipi i Kosovës në futboll shënoi fitore kundër Maltës”.

“Kjo është një arritje e mire e futbollit të Kosovës. Sa here luajnë shqiptarët nëpër botë apo në stadiumet tona dhe arrijnë fitore, kjo i gëzon të gjithë shqiptarët. Suksese futbollisteve dhe sportit shqiptar!. Urime ekipit përfaqësues të Kosovës dhe suksese ne te ardhmen”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Kujtojmë që Kosova mposhti Maltën me rezultat tre me një në “Fadil Vokrri”./Insajderi.com